Kompania e telefonisë celulare A1 ishte nikoqire e konferencës digjitale 2019. Me këtë rast, bashkësisë së biznesit iu prezantuan arritjet më të reja në industrinë digjitale si dhe u prezantuan ofertat e A1 që kanë të bëjnë me zgjidhjet digjitale. Ekspertët e A1 digjital Austri  pjesëmarrës në këtë konferencë, mes të tjerash thanë se digjitalizimi është proces i pashmangshëm dhe patjetër duhet ndodhë, ndërsa do të sjell rezultate pozitive në zhvillimin e bizneseve të ndryshme.

Si kompani, me ribrendimin kemi përfunduar rrugëtimin tonë drejt digjitalizimit të plotë dhe tani vizionin tonë e jetojmë me stabilitet dhe në kohë afatgjate duke kërkuar të bëhemi lider në botën digjitale për të gjithë shfrytëzuesit tanë, duke u krijuar dhe siguruar përvojat më të reja digjitale dhe pajisje. Kjo konferencë digjitale është edhe një parametër për këtë, por edhe përgjigje pikërisht për nevojën e digjitalizimit që e imponon koha e re”-tha Misllav Galer, drejtor ekzekutiv i A1 Maqedoni.

Sot jemi këtu që kompanive të Maqedonisë t’ua prezantojmë se digjitalizimi I bizneseve të tyre nuk është diçka e largët, por përkundër, është proces i pashmangshëm që herët ose vonë patjetër duhet të ndodhë. Shpresoj që kompanitë do të arrijnë të shohin potencialin e digjitalizimit si rezultate biznesi”-pohoi Elizabeta Kastaloni, drejtore e A1 Digjital.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...