Enti Shtetëror i Statistikës do të ketë një trup koordinues të cilin do ta përbëjnë njerëz të shkencës por edhe të sektorit të biznesit. Për deputetin Goran Milevski nga PLD-ja, është e paqartë cili do jetë funksioni i këtij trupi dhe a është e gjithë kjo për shkak të regjistrimit të paralajmëruar tashmë një kohë të gjatë e që ende nuk është realizuar.

Regjistrimi bëhet jo vetëm për popullatën por edhe për biznesin. Thatë se pjesë e kësaj do jenë edhe Odat ekonomike, dhe thjeshtë më intereson nëse kjo është fillimi i përgatitjeve për regjistrimin apo vetëm përshtatje e rekomandimeve të Eurostat- deklaroi Goran Milevski, kryetar i Komisionit për çështje ekonomike.

Zv/ministrja e Financave, Shyrete Elezi e cila para deputetëve sqaroi përse nevojitet ky trup i ri në Entin Shtetëror të Statistikës, tha se formohet me kërkesë të Eurostatit që është trup i BE-së. Në këtë trup do ketë përfaqësues edhe të Ministrisë së Drejtësisë i cili do duhet ta përpunojë Ligjin për Regjistrim, por edhe t’i japë hollësitë e duhura për të cilat është i interesuar opinioni.

Regjistrimi është materie tjetër dhe nuk do doja të futem në atë pjesë. Këtu ndryshohen rolet e Këshillit të Statistikës dhe vendoset trup i ri koordinues me pjesëmarrës të posaçëm dhe përfaqësues të institucioneve të përmendura- tha Shyrete Elezi, zëvendësministre e financave.

Deputeti Panço Minov vlerëson se trupi koordinues duhet të zgjerohet edhe më një përfaqësues nga Ministria e jashtme, për të pasur të dhëna më të hollësishme për personat e shpërngulur.

Edhe në funksion të regjistrimit edhe në funksion të gjendjes së konstatuar faktike në shtet në pjesën e popullimin e popullatës, do ishte mirë përskaj MPB-së që i lëshon këto certifikata, ne të kemi edhe gjendjen e shpërnguljeve me status të padefinuar të qëndrimit të tyre jashtë vendit dhe përmes përfaqësive tona diplomatike do jetë më se i nevojshëm përfaqësuesi i Ministrisë së punëve të jashtme- pohoi Panço Minov, deputet.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni u realizua në vitin 2002. Përpjekja për numërim të ri të popullatës në Maqedoni dështoi nëntë vite më vonë. Tani paralajmërohet se regjistrim i ri do të realizohet në vitin 2020.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me