Komisioni i shkallës së dytë ka pranuar ankesën e Universitetit të Tetovës dhe i ka shpall të pavlefshme vendimet e Inspektorit Gjorgji Ilievski, ku thuhej se Arbër Ademi, Agim Nuhiu dhe Safet Emruli në mënyrë joligjore janë avancuar me titujt shkencorë. Komisioni i shkallës së dytë me këtë vendim e kthen lëndën në Inspektoratin e Arsimit, ku do të duhet të shqyrtohet përsëri.

Duke pasur parasysh se vendimet e tij nuk u pranuan dhe u shpallën të pavlefshme, Ilievski sot u thirr në Komisionin disiplinor, të cilët konstatuan shkelje ligjore në vendimet e inspektorit, duke i propozuar kështu drejtorit të Inspektoratit shtetëror, që në afat shtatë ditorë të vendos masa disiplinore ndaj Ilievskit.

Propozimi ynë është se: Ka shkelje ligjore dhe në bazë të kësaj i propozohet drejtorit që të caktojë masë disiplinore. Procedura kundër inspektorit Ilievski është udhëhequr në bazë të ligjit për administratorë shtetërorë si dhe rregullores për procedurë disiplinore”.- theksoi Jane Nikollovski – Zëdhënës i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit

Inspektori Gjorgji Ilievski mesa duket nuk ka qenë i njoftuar me vendimin e Komisionit të shkallës së dytë, i cili i ka hedh poshtë konstatimet e tij. Para se të futet në seancën e Komisionit disiplinor, kur u pyet nga Televizioni Alsat  për vendimin e Komisionit të shkallës së dytë, Ilievski u përgjigj:

Gjithë kjo që po e thoni ju, se ka vendosur Komisioni i shkallës së dytë, nuk ka një gjë të tillë sepse lënda nuk ka shkuar aty”.-tha Gjorgji Ilievski – Inspektor i arsimit të lartë

Por pas mbarimit të seancës së Komisionit Disiplinor, Ilievski kishte kuptuar se Komisioni i Shkallës së dytë i ka hedhur poshtë vendimet e tij, duke e quajtur këtë vendim skandaloz. Ai madje nuk pajtohet as me vendimin që sot mori Komisioni disiplinor. Ilievski këmbëngul në atë që ka publikuar kohë më parë dhe thotë se ankesat e tij do i çojë në gjykatë.

Ky është vendim skandaloz, këtu duhet të përfshihen edhe institucione të tjera dhe të kontrollohen të gjitha gjërat që bëhen. 16:07 Vendimi i drejtorit me siguri do të jetë përjashtim. Unë edhe pak shkoj në pension, por mesa duket do të përjashtohem para asaj”.- u shpreh Gjorgji Ilievski – Inspektor i arsimit të lartë

Në raportin që e bëri me vetiniciativë Ilievski, që i kontestohet nga institucioni ku punon por edhe nga Komisioni i shkallës së dytë, inspektori i lartë i arsimit Gjorgji Ilievski thotë se dy zyrtarët në mënyrë jo ligjore u avancuan para 2 vitesh. Nga Universiteti i Tetovës  për Alsat thonë se gjatë avancimit të Agim Nuhiut dhe Arbër Ademit janë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme, duke mohuar kështu çdo shkelje ligjore, të publikuara ditë më parë nga inspektori Ilievski.

Besian Leka

Loading...

Shpërndaj me

Loading...