Kryeministri Zoran Zaev komentoi qëndrimin e Bujar Osmanit rreth Komisionit të Venecias duke theksuar se bashkërisht do të përcaktohen hapat e mëtutjeshëm që kanë të bëjnë me vet zgjidhjen ligjore. Zaev tha se nuk do të lejojmë të bëhemi naiv që sërish të hapim disa çështje të cilat mund të na ndajnë.

Gjithmonë kemi qenë konzistent ndaj deklaratave dhe atë që dua edhe njëherë ta riafirmoj para opinionit është se shumë gjëra të bukura ndodhën në 2 vitet e fundit, në të cilat populli jonë, të gjitha bashkësitë etnike, grupe të ndryshme religjioze dhe gjithsesi trashëgimi të ndryshme kulturore, arritën të bashkohen në konceptin e “Një shoqëri për të gjithë”. Nga të gjitha këto, ky ligj ishte një prej tyre që na bashkoi. Gjithsesi, siç thamë edhe më herët, edhe më tej kemi dorëzuar shkresa të përbashkëta deri tek Komisioni i Venecias, Qeveria merrte vendime ndërsa Kuvendi paraprakisht e miratoi ligjin- tha Zaev.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...