Koha e kaluar para ekranit ndryshon lehtësisht trurin e fëmijëve, sipas një studimi të publikuar nga revista shkencore ”Jama Pediatrics”, bazuar në rezonancat e trurit, të cilat tregojnë ndryshimet e aftësive njohëse.

Studiuesit nga Cincinnati Children’s Hospital studiuan 47 djem dhe vajza mes moshave 3-5 vjeç në një test për të vlerësuar aftësitë njohëse për të vendosur të ashtuquajturin ”integriteti i substancës së bardhë”, që është ajo pjesë e cila garanton kalimin e saktë të informacionit midis zonave të ndryshme.

Prindërve të fëmijëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për orët e kaluara para ekranit nga fëmijët dhe përmbajtjen e shikuar.

“Rezultatet u shoqëruan me një gjuhë më pak ekspresive, me një aftësi më të vogël për të emërtuar shpejt objektet dhe aftësi të ulëta të shkrimit ,ndërsa me shtimin e pikësimit rezultatet u shoqëruan nga një integritet më i ulët i substancës e bardhë, në pjesët që përfshijnë funksionet e gjuhës dhe të shkrim-leximit”, theksuan autorët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...