Fëmijë të shumtë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë janë mbledhur në Kodrën e Diellit për të ndërtuar skulptura nga bora, përkatësisht Qytetin e Akullit.

Kjo këtu është shtëpia e vjetër e Maqedonisë dhe tjerat afër saj janë, shtëpia e Ohrit dhe këndej kalaja. Ne punojmë si ekip gjithë bashkë, dhe duam të bëjmë skulpturat sa më të bukura që mundemi nga bora – u shpreh Eva.

Materialet që përdorim janë që të gjitha nga natyra. Përdorim borën dhe me kazmë rrafshojmë dhe presim, pastaj i ngjyrosim. Sipas meje, shtëpia e vjetër e imja është më e bukura nga të gjitha -tha Aleksej Nelepah.

Drejtuesi i aktivitetit i cili organizohet nga Qendra kulturore për fëmijë nga Karposhi i Shkupit, thotë se ky manifestim është tradicional ndërsa motoja është “Çudia e tetë botërore”.

Këtë vit jemi në numër më të vogël por planifikojmë që edhe në të ardhmen ta vazhdojmë traditën – deklaroi Stojan Hristov, drejtues i aktivitetit.

Qyteti i borës do jetë gati për vizitorët të shtunën.

Bashkim Sulejmani

Loading...

Shpërndaj me