Sipas “Los Angeles Times”, basketbollisti dhe 13-vjeçarja janë varrosur në një ceremoni private mortore, në varrezat pranë shtëpisë së tyre në Orange County. Varrimi i tyre është bërë që në datën 7 shkurt, mirëpo vetëm tani lajmi është bërë i ditur për mediat.

Mëngjesin e 26 janarit, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident me helikopter së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Helikopteri i tyre nuk mundi të qarkullonte për shumë gjatë në mjegull, duke u rrëzuar në kodrën Calabasas në Kaliforni.

Sipas raportit paraprak, vdekja e basketbollistit dhe personave të tjerë nuk lidhet me mosfunksionimin e motorit të helikopterit, mirëpo një raport i plotë do të publikohet të paktën për një vit.

Bashkëshortja e Bryant, Vanessa, ka shprehur herë pas here në rrjete sociale pikëllimin e saj të madh, ndërsa ka pritur trupat e vdekur të bashkëshortit dhe vajzës në shtëpi.

Legjenda e basketbollit la pas bashkëshorten, Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave është vetëm 6 muajshe.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...