Njoftohet se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite filluan operacionet ushtarake në kryeqytetin Sana, e cila ndodhet nën kontrollin e rebelëve Houthi në Jemen, transmeton Anadolu.

Televizioni Al-Ihbariyye i Arabisë Saudite raportoi se forcat e koalicionit filluan një operacion për të vendosur në objektiv pikat ligjitime ushtarake në Sana dhe se janë qëlluar pozicioniet e rebelëve Houthi.

Në lajmin ku i bëhet thirrje popullatës që të mos qëndrojë pranë pikave ushtarake të Houthit nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Në anën tjetër sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Sana mësohet se avionët e koalicionit mbrëmë në orët e vona kanë ndërmarrë sulme intensive ajrore ndaj pikave ushtarake në Xhebal Attan dhe Xhebel Esved.

Ndërkohë nga rebelët Houthi ende nuk është lëshuar ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Në Jemen, rebelët Houthi mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone përreth saj që prej vitit 2014, ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 ofrojnë mbështetje ndaj qeverisë legjitime kundër rebelëve Houthi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...