Pranvera sportive në komunën e Çairit na ka sjellur edhe një skuadër sportive. Bëhet fjalë për formimin e Klubit të minifutbollit “Arbe Bajrami” I cili ka nisur zyrtarisht të funksionojë nga 20 janar. Ky klub futbolli që mban emrin e dëshmorit të kombit, me gara zyrtare do të nis në vjeshtë kur edhe nis sezoni 2019/2020. së pari këta do të bëjnë gara në Ligën e Dytë të Maqedonisë në minifutboll. Drejtues të kësaj skuadre janë – Shaban Asani, Eroll Dalip dhe Bejazit Brahimi. Të tre këta me vite të tëra me futbollist të ndryshëm por me emrin e njëjtë të ekipit “Arben Bajrami”, kanë marrë pjesë dhe kanë triumfuar në shumë turne të organizuar në vend dhe jashtë tij. Këta duan që edhe me ekipin e KMF-së, të bëjnë bujnë në kampionatin vendor dhe në arenën ndërkombëtare.

Loading...

Shpërndaj me