Klubet italiane kanë nisur të luftojnë për të siguruar shërbimet e suedezit duke besuar në aftësitë e Zllatan, edhe pse tashmë ky i fundit është 38-vjeç. Më të interesuara janë klubet të cilat kanë një nostalgji për kohën kur Ibra sundonte Serie A. Por një skuadër ka menduar të bëj edhe pak shaka me kthimin e suedezit në Seria A. Klubi i Serisë B, Peskara, ku aktivizohen edhe dy shqiptarët Memushaj dhe Kastrati, nëpërmjet faqes zyrtare ka vendosur të prezantojë Ibrahimoviç. Suedezi shfaqet duke veshur fanellën e Peskarës, ndërsa fotomontazhi shoqërohet edhe me shkrimin se ajo fanellë i shkon shumë. Një mënyrë shumë origjinale për të ftuar ndoshta Ibrën në ekipin e tyre, edhe pse sulmuesi kërkon të qëndrojë ende në nivelet më të larta.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...