Skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi, arritën marrëveshje rreth datës së saktë për derbin e parë në këtë sezon. Skuadra u dakorduan që përballja e parë të zhvillohet në “Kamp Nou”, më 18 dhjetor. FIllimisht dueli ishte caktuar për 26 tetor, por për shkak të protestave në rajonin e Katalunisë, drejtuesit e La Ligës, vendosën që “El Klasiko” mos të zhvillohet më 26 tetor dhe të njëjtit insistuan që sfida të zhvillohet më 7 dhjetor. Mirëpo këtë ofertë nuk e pranuan klubet spanjolle dhe pas kontakteve mes tyre ranë dakord që kjo sfidë të zhvillohet më 18 dhjetor.  Aktualisht, Real Madridi është lider në La Liga, me 18 pikë, një më shumë se Barcelona në vendin e dytë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...