Hidroksikloorokina, një bar kundër malaries për të cilën presidenti Trump e ka përmendur si trajtim ndaj koronavirusit nuk është më shume efektive sesa kujdesi konvencional që duhet bëjnë qytetarët, e thotë një studim i fundit. Raportin e ka bërë të ditur Gazeta e Universitetit Zhejiang në Kinë e cila vërejti se pacientët që morën këtë bar nuk e luftuan koronavirusin më mirë sesa pacientët të cilët nuk e morën këtë bar. Studimi përfshinte 30 pacientë. Nga 15 pacientë të cilët morën barin kundër malaries, 13 dolën se ishin negativë ndaj koronavirusit pas një javë trajtimi. 15 pacientët e tjerë që nuk e morën këtë bar, 14 dolën se ishin negativë ndaj koronavirusit. Rezultatet e studimit nuk ishin statistikisht të rëndësishme pës trajtimit me këtë bar.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...