Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka folur para ndeshjes së Super Kupës së Evropës. Gjermani ka thënë se nëse dëshirojnë të fitojnë Super Kupën, duhet të jenë lakmitar.

Është shumë e rëndësishme, nuk kam dyshim. Pasi fituam Ligën e Kampionëve, jetuam një muaj shumë të mirë, ku të gjithë na donin. Është e bukur por ndonjë herë kjo gjë ta merr fuqinë. Duhet të bëjmë më të mirën. Duhet t’i bind lojtarët se gjithçka është e mundur. Nuk e kam parë prej afër Kupën e Evropës, pasi disa herë arriti aty, mirëpo humba. Kjo do të jetë një finale për mua”, deklaroi Klop.

Ndeshja e Super Kupës së Evropës mes Liverpulit dhe Çellsit zhvillohet të mërkurën, me fillim nga ora 20:45 në Stamboll.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...