Jurgen Klop është një tifoz i madh i Kilian Mbape, por theksoi se nuk ka shanse ta ketë në dispozicion te Liverpuli. Në fakt, ditët e fundit ka pasur zëra se 20-vjeçari mund të ishte objektiv i kampionëve të Europës në fuqi. Sidoqoftë, vet francezi duket se ka dëshirë të bashkohet me Real Madridin, pas përfundimit të kontratës në “Park des Princes”.

“Ok, nga një këndvështrim sportiv nuk ka asnjë arsye për të mos nënshkruar me Mbappe, duke ditur se çfarë lojtari është ai. Por bëhet fjalë për paratë, natyrisht. Nuk kemi shanse. Absolutisht jemi pa shanse që të firmosim me të. Më vjen keq që e vras këtë histori, e cila po përflitet në media. Nuk mendoj se ka një klub në botë, që mund ta blejë Kylian Mbape nga PSZH. Edhe ne e kemi të pamundur. Nuk kemi asgjë më shumë për të thënë, që të jemi të sinqertë. Blerja e këtij lojtari është tepër e vështirë,” tha Klop.

Drejtori i PSZh-sw, Leonardo, foli këtë javë mbi zërat e vazhdueshëm se Real Madridi po e josh Mbape. Braziliani nënvizoi se 20-vjeçarit i duhet të përqendrohet në përmbushjen e potencialit të tij dhe të mos ngatërrohet me spekulimet e merkatos.

“Po, kjo situatë më shqetëson pak. Nuk është koha për të folur për këtë. Ai ka ende dy vite e gjysmë kontratë me PSZh. Tani është koha për t’i ndaluar këto thashetheme. Kylian është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është lojtari më i mirë i ri, që ka Franca. Është kampion botëror dhe madje edhe lojtari më i mirë në botë. Kjo nuk është koha për ta destabilizuar atë”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...