Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka nderuar major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie në Shqipëri.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, nesër në të gjitha institucionet publike e private në Shqipëri, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres shqiptare të Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...