Jirgen Klinsman, është një kandidatët për të drejtuar skuadrën e Herta Berlinin në Bundesligë. Mediat gjermane konfirmojnë se Klinsmani, aktualisht opinionist futbolli në RTL, mund të ulet sërish në stol sezonin e ardhshëm sportiv. Një nga arsyet që afron Jirgen Klinsmann me stolin e Herta Berlin është edhe fakti se aty luan djali i tij Xhonatan, në postin e portierit. Skuadra gjermane po mendon që ish-trajneri i kombëtares gjermane të mos bëjë vetëm detyrën e teknikut por edhe atë të menaxherit, ashtu si në Angli. Klinsmann që prej vitit 2016, kur u largua nga detyra e trajnerit të kombëtares së Amerikës, nuk ka drejtuar më asnjë ekip.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...