Brenda 15 ditëve, dy ajsbergë të mëdhenj u shkëputën nga akullnaja ”Grey”, në Patagoninë kiliane, sinjal konkret i përshpjetimit të shkrirjes së kësaj pike natyore që lidhet me ngrohjen klimatike, sipas specialistëve.

Më 20 shkurt, një ajsberg gjigant prej 8,8 hektarë (i barasvlefshëm me 6 fusha futbolli) u shkëput dhe u nda nga një prej faqeve të mureve të akullnajës Grey. Menjëherë më pas, më 7 mars u shkëput një bllok i dytë rreth 6 hektarë.

Harku kohor mes ngjarjeve të tilla nuk ka qenë asnjëherë kaq i shkurtër.

Këto dy shkëputje shkaktuan një humbje prej 500 metra të akullnajës ”Grey”, më shumë se gjysma e asaj që u regjistrua gjatë dekadës së kaluar.

”Në 2017, një ajsberg i vogël u shkëput gjithashtu”, vë në pah një shkencëtar i Institutit Antarktik Kilian, Ricardo Jana. Por është e sigurtë se humbja e masës në vitet e mëparshme ishte më e vogël se këtë vit.

Shkencëtarët të cilët po ndjekin eçurinë e ndryshimeve të kësaj qendre pohojnë se gjatë 30 viteve, ajo ka humbur rreth dy kilometra.

”Grey” është një prej 24.100 akullnajave të Kilit. Kjo masë gjigante akulli me ngjyrë të kaltërt 270 kilometra katror sipërfaqe ndodhet në liqenin me të njëjtin emër, në pjesën perëndimore të Parkut Kombëtar të Torres del Paine, një pikë e rëndësishme turistike e vendit.

Loading...

Shpërndaj me