Mialitijana Klerk është femra e parë nga Madagaskari , e cila do të paraqitet në Lojrat Olimpike Dimërore. Ajo në garat dimërore në Pjongçang do të garojë në garat alpine dhe 16 vjaçarja nuk shihet si favorit për medalje, mirëpo me mjaft rëndësi është përfaqësësimi i Madagaskarit në Lojrat Olimpike Dimërore.

Është nder që të jem zonja e parë e Madagaskarit në Lojrat Olimpike Dimërore. Kam stërvitur shumë në Francë dhe në shtetet e tjera evropiane. Para se të vijë këtu u stërvita me skiatorët belg” tha mes tjerash Klerk.

Për dallim nga bashkombëaset e saj, Klerk është njohur me borën dhe sportet e tjera dimërore. Mirëpo , në Pjongçang, ajo do të duhet të përballet me temperatura sumë të ulta.

Me të vërtetë është shumë ftohtëdhe mundohem që të adoptohem sa më shpejtë,” tha më tej skiatorja nga Madagaskari.

Në garën e parë të Lojrave Olimpiken në Plongçang gjatë ditës së premte, Klerk beson se do të përmirësojë rezultatet në çdo garë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...