E tashmja e Matijs De Ligt mund të ishte krejtësisht e ndryshme, nëse vetë ai do të kishte zgjedhur Barcelonën e jo Juventusin. Në fund të fundit, oferta maksimale e Juventusit për Ajaksin dhe dëshira e lojtarit mbizotëroi mbi gjithçka, duke hedhur në erë shanset e blaugranëve. Patrik Klajvert, shefi aktual i sektorit të të rinjve katalanas, është përpjekur të sqarojë zgjedhjen e bashkatdhetarit të tij. I intervistuar nga “Mundo Deportivo”, ish-sulmuesi zbuloi bindjen e tij, që me siguri nuk do t’iu pëlqejë fansave të “Zonjës së Vjetër”:

“Nuk më duhej ta bindja, por vetëm t’i tregoja gejërat e mira për Barcelonën si klub futbolli, edhe si qytet. Sidoqoftë, në fund të fundit unë nuk jam lojtari, as agjenti i tij. Natyrisht që De Ligt është një mbrojtës i shkëlqyer dhe në fund zgjodhi vetë, iu bashkua Juventusit. Keqardhje, por jeta është kjo, ju merrni vendime të drejta dhe të gabuara, nga të cilat duhet të mësoni”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...