Mohamed Salah i është bashkuar personaliteteve të listës-A, në mbrëmjen gala të ‘Time 100’ në Nju Jork.

Ylli i Liverpoolit, u emërua njëri prej njerëzve më me ndikim në botë – edhe pse koha kur ai shkoi në këtë event ishte e papërshtatshme për të, pasi udhëtoi më pak se 72 orë para ndeshjes së radhës së Liverpoolit me Huddersfieldin.

Në këtë event të tepihut të kuq, egjiptiani u pa përkrah yllit të serialit ‘Game of Thrones’, Emilia Clarke, si dhe aktorit që këtë vit e fitoi çmimin Oscar të aktorit më të mirë, Rami Malek.

Salah ishte njëri nga gjashtë yjet e ballinës të zgjedhur nga revista Time për numrin e përvjetshëm, derisa komediani John Oliver e cilësoi atë si “njeri më i mirë se sa që është si futbollist. Dhe ai është një prej futbollistëve më të mirë në botë”.

Por, ajo çfarë iu ka penguar tifozëve të Liverpoolit, është fakti se para këtij eventi, Salah është parë duke ngrënë pica në Nju Jork.

Ishte vetë 26-vjeçari ai që e postoi një fotografi në rrjete sociale, ku shihet duke konsumuar pica para se të shkonte në këtë event.

Në përshkrimin e fotos, Salah ka shkruar: “Kur të jeni në Nju Jork, hani sikur të jeni në Romë”.

E ky fakt i ka shqetësuar tifozët e Liverpoolit, për të cilët fitoret në ndeshjet e mbetura të sezonit janë të domosdoshme, në garën për titull.

“Kemi një ndeshje të madhe pas 70 orëve. Pse Mo Salah është në Nju Jork duke ngrënë pica?”, ka shkruar në rrjetin social ‘Twitter’ një tifoz.

“Salah në Nju Jork kur ne e kemi një ndeshje të premten?”, ka shkruar një tifoze tjetër.

Kurse, një tifoz tjetër ka shkruar: “Përse e ka lejuar Liverpooli Salan që të udhëtojë në Nju Jork, por ka anuluar një darkë me tifozët pasi do të pengonte ecurinë e ekipit në Ligën e Kampionëve dhe Premierligë?”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...