Në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në televizionin ALSAT, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore”, Zoran Kitanov tha se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të përfundoj tërësisht pas 3 viteve. Ai tha se 2 kilometrat e parë të rrugës ti cilat do të ndërtohen me paratë e NP Rrugët Shtetërore, do të ndërtohen brenda një viti gjegjësisht në fund të vitit 2020 deri në fillim të vitit 2021. Gjithsej 13 kilometrat e autostradës do të kushtojnë rreth 100 milion euro ndërsa autostrada do të ketë një deri në dy pikë pagesa elektronike. Kitanov gjithashtu premtoi se rruga ekzistuese do të riparohet tërësisht.

“Pres për 15-20 ditë ta publikoj tenderin, në rast se nuk ka probleme tjera, por nuk ka. Gjatë ndërtimit mund të dalë vetëm problemi në drejtim të arkeologjisë, por pres deri kah fundi i muajit shkurt ta kem projektin në tryezë dhe më pas ta shpallim tenderin për ndërtim. Këto 2 km do të ndërtohen me buxhet të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. Në ndërkohë, kompania “Hill” do të vazhdojë me projektimin e pjesës së mbetur, derisa kjo ndërtohet, projektimi mund të përfundojë, të tenderohet traseja tjetër që mos të ketë pauzë mes kësaj dhe asaj”, theksoi Kitanov.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me