Tenisti australian Nik Kirgios vazhdon me paraqitjet e mira në turneun Masters “Australia Open”, ku së fundit mundi tenistin rus Karen Haçanov me rezultat 3-2 në sete. Kundërshtari i Kirgiosit do të jetë Rafael Nadal që kaloi në 1/8 e finales, pasi mundi Pablo Karenja Bustën me 3-0 në sete. Ndërkohë për shkak të lëndimit Xhon Izner duhej të dorëzojë sfidën me Stan Vavrinkën. Fitore të sigurta, me 3-0 në sete regjistruan Zverev ndaj Verdaskos dhe Mevdevi ndaj Popirinit. Në 1/8 e finales kaluan edhe Gael Monfis, Dominik Tiem dhe Andrej Rubljev. Ndërkohë nuk kishte befasi në konkurencën e femrave, ku në garat e mëtejme u kualifikuan: Halep, Kerber dhe Pavliçenkova.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...