Çdo mëngjes, Andrea Carbini, gazetashitës, parkon automjetin e tij trirrotësh në një shesh të vogël Milanos dhe hap dyert për të shitur gazeta.

Kështu lindi kioska lëvizëse e gazetave, zgjidhja për krizën e shtypit.

“Njerëzit priren të thonë se është një betejë e humbur, por unë mendoj se gazeta, edhe pse treg në tkurrje, ka akoma të ardhme”, tha ai duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lirisë së shtypit dhe prodhimit kulturor.

“Edhe pse kjo mund të shpjegohet në njëfarë mënyre nga shtimi i medieve dixhitale dhe mosinteresimi i të rinjve për shtypin, shkak është edhe mungesa e pikave të shitjes”, tha Giuseppe Ferrauto, drejtori ekzekutiv i grupit “Cairo Editore”.

Fenomeni është kombëtar.

Nga viti 2009 në 2019, Italia ka humbur gati çerekun e bizneseve që shesin gazeta, numri i të cilave ka zbritur nga rreth 18 000 në 14 000, sipas Federatës së Dhomave të Tregtisë.

Ky zhvillim është shoqëruar me rënien e shitjeve të gazetave, në vetëm 2,2 milionë në ditë nga 5,5 milionë që ishte në 2007, sipas organizatës ADS.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...