Pas pesë vitesh në gjendje kome ku gruaja i shërbente plot 20 orë në ditë, zgjohet burri nga Kina, shkruan Ora.

Li Zhihua nga Xiangyang pësoi lëndime të mëdha në kokë pas një aksidenti me makinë në vitin 2013. Gruaja e tij i qëndroi gjithmonë pranë dhe flinte vetëm 2 ose tre orë në ditë. Pjesën tjetër të kohës e kalonte duke pastruar, ushqyer dhe duke i folur burrit.

“Grua, të dua!”, ishte gjëja e parë që tha Li kur u zgjua.

Sipas mediave të huaja, Li u aksidentua nga një motor në gusht të vitit 2013 kur po shkonte në punë me skuter. Kur mbërriti në spital, ai ishte i pavetëdijshëm.

Por mjekët i thanë gruas 57-vjecare, Zhang Guihuan që mund të mos kthehej më si më parë. Por ajo nuk e pranoi diagnozën dhe donte ti provonte mjekëve se e kishin gabim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...