Një i ri kinez fitoi çmimin e parë në një konkurs në shijimin e specave djegës pasi hëngri 50 speca për vetëm 68 sekonda. Festivali mbahet për të dytin vit në Parkun e Funit Ningsiyang, në krahinën qendrore të Kinës Hunan, i famshëm për kuzhinën e tij me erëza. Fituesi Tang Shuhuihu u shpërblye me një monedhë ari prej 24 karatësh. Garuesit u ngarkuan për të ngrënë sa më shpejtë 50 paketime të specave sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa gara u monitorua nga mjekët. Festivali i specave djegës do të vazhdojë deri në fund të gushtit.

Shpërndaj me