Ashtu si Italia, edhe Kina ka Venecian e saj. Rreth dy mijë vjet më parë, qyteti i Zhanuanit, në Kinë, është ndërtuar në një hapësirë natyrore mes malesh, me qëllim që të mbajnë jashtë okupatorët. Por sot, turistët pushtojnë rrugët e qytetit të njohur si “Venecia e Orientit”. I ndërtuar gjatë dinastisë Chin, lumi Vu Jang e ndan qytetin në dy pjesë, lindje dhe perëndim. Kanale të vogla, lumë dhe ura lidhin dy pjesët e këtij qyteti të lashtë. Lundrimi me anije ishte mënyra e vetme për të ardhur në qytet nga Kina e Jugut. Në qytet vinin anije nga Vietnami, Tajlanda dhe India. Sot në këtë Zhanuani është atraksion për turistët të cilët përpos një natyre mbresëlënëse shohin edhe një harmonizim të përkryer të infrastrukturës modern me atë tradicionale. Ndërsa dita i lë vend natës, qyteti shndërrohet në një mrekulli të shndritshme.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me