Punëtorët kinezë po ndërtojnë një urë të madhe hekurudhore për trena me shpejtësi të lartë, mbi një tjetër urë hekurudhore. Por për ta realizuar projektin në përpikëri dhe për të mos e penguar lëvizjen e lirë të trenave në urën më të ulët, inxhinierët e kanë bërë urën e lartë të lëvizë. Punëtorët kanë ndërtuar dy seksione të urave që bashkohen bashkë. Dy urat, secila peshon 7000 ton dhe janë 128 metra të gjata, rrotullohen 19.5 gradë në anën e kundërt në të njëjtën kohë përpara se të bashkohen përsëri. Për të siguruar suksesin e projektit, ndërtuesit e urës kanë punuar me profesorë nga universitete të shumta për të llogaritur shpejtësinë dhe këndin më të mirë të rrotullimit. Linja hekurudhore në Kinën lindore është 305.2 kilometra dhe pritet të përfundojë shtatorin e ardhshëm. Dhe në të do kalojnë trenat me shpejtësi të lartë deri në 250 km/h.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me