Kim Kardashian po përdor të gjithë famën e saj si personazh publik për të hedhur dritë mbi reformën në drejtësi.

Ylli i televizionit ka vendosur të realizojë një dokumentar në kanlin e njohur Oxygen të titulluar Kim Kardashian ëest: Projekti i Drejtësisë.

Dokumentari i cili do të publikohet në datën 5 prill për dy orë do të tregojë të gjithë vizitat që Kim Kardashian u ka bërë të burgosurve dhe sesi ka punuar me ekspertë të ligjit për çështje të njerëzve që mendohet se janë dënuar padrejtësisht.

“Ka një sërë problemesh me të burgosuirit në SHBA”, është shprehur ylli i relaity shoët Kim Kardashian.

Traileri tregon bashkëbisedimet e Kim me të burgosurit të cilët i kanë rrëfyer historitë e tyre asaj.

“Njerëzit meritojnë një shans të dytë”, është shprehur në dokumentar ajo.

39 vjeçarja ka mbaruar një vit për studimet e saj në drejtësi dhe duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë profesion.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...