Një shpërthim i madh i ka vënë flakën shtëpisë së divës së Instagramit, Kim Kardashian.

Kjo e fundit u largua nga shtëpia e saj në Kaliforni, pasi vila e saj superluksoze është përfshirë nga flakët.

“Sapo u ktheva në shtëpi kisha një orë kohë që të paketoja gjërat për të evakuar shtëpinë tonë. Lutuni të gjithë për Calabasas” shkroi ylli televiziv në Instagram.

Disa orë më vonë ajo gjithashtu ndau një tjetër Instastory ku shiheshin makina të policisë dhe zjarrfikësve.

Ndërkohë Calabasas njihet si zonë ku jetojnë VIP-at, dhe mësohet se edhe njerëz të tjerë filluan të evakuohen në kodrat e fshehura aty pranë Agoura Hills.

Loading...

Shpërndaj me