Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u tha zyrtarëve të lartë ushtarakë, për takimin e dytë në Hanoi me presidentin amerikan, Donald Trump, se qëllimi i takimit ishte për t’i rrëmbyer këtij të fundit statusin e shtetit si fuqi bërthamore.

Ky pretendim është raportuar nga ”Zëri i Amerikës” falë rrjedhjes së dokumenteve mbi politikat kryesore të Partisë koreano-veriore të Punëtorëve, dokumente që iu bëheshin të ditura nëpunësve civilë dhe ushtarakë të Veriut.

Nga tekstet, autenticiteti i të cilave nuk ishte konfirmuar ende nga Seuli, del se SHBA synonte eliminimin e armëve bërthamore koreano-veriore.

”Cilido qoftë rezultati i negociatave, ato do të shënojnë hapin e parë në përpjekjet tona për të forcuar statusin e kombit me armë bërthamore duke duruar të gjitha llojet e vështirësive”, thuhej në këto dokumente.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...