Në vend se këtë pranverë, siç u paralajmërua, njoftimi i fundit është se dy kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë do të fillojnë të ndërtohen madje gjatë vjeshtës. Tenderi për përzgjedhjen e realizatorit për ndërtimin e këtij seksioni prioritar prej 12.5 kilometrash duhej të shpallet në shkurt të këtij viti, por nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tani thonë se procedura do të fillojë muajin e ardhshëm. Arsyeja për këtë janë pengesat në terren me zonën ekonomike të Vizbegut dhe varrezat e vendosura në pjesën e rrugës. Nga Ministria thonë se në çdo moment presin që projekti i rishikuar të arrijë deri te Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, pas çka më së voni deri në muajin e ardhshëm do të fillojë procedura e tenderit.

Afatet janë më të mëdha në tenderët ndërkombëtarë në pjesën e autostradave, mendoj se janë mes 45 dhe 60 ditë, prandaj, deri në shtator, nëse të gjitha procedurat përfundojnë siç duhet të jetë në pjesën e tenderimit, do të duhet të fillojë”-tha Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Pjesa tjetër e mbetur prej 10 kilometra e gjysmë të autostradës që do të duhet të na lidh me Kosovën, nëse projekti përfundon deri në fund të vitit, do të fillojë të ndërtohet në sezonin e ardhshëm ndërtimor.

Nuk dua të spekuloj me afatet, pritjet tona janë diku në tetor-nëntor që të përfundojë projekti, kështu që pas kësaj, menjëherë do të shkojmë me tenderim”-tha Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani verën e kaluar premtoi se këtë pranverë do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Blacë, e cila është kërkesa e një dekade nga komuniteti i biznesit. Sipas paralajmërimeve nga Qeveria plani është që ndërtimi i këtij seksioni të bëhet në dy faza. Faza e parë nga kalimi kufitar Bllacë deri në rrugën lidhëse drejt Bllacës, me një gjatësi rreth dy kilometra dhe duhet të ndërtohet në 18 muaj. Pjesa e dytë, deri në Shkup, është e gjatë 10.5 kilometra dhe duhet të fillojë ndërtimi vitin e ardhshëm dhe të zgjasë rreth 36 muaj. Pritjet janë që kjo autostradë të vihet në përdorim në vitin 2023. Autostrada, e cila do të ketë katër tunele dhe tetë ura, kushton rreth 110 milion euro. Kosova përfundoi ndërtimin e autostradës nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë të gjatë 55 kilometra për më pak se pesë vjet. Vlera e projektit kushton 600 milionë euro. Autostrada do të lëshohet në përdorim për 10 ditë, ndërsa do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...