Orhidea Latifi apo siç njihet tanimë Kida, tash e një kohë ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Dhe më në fund ajo tregon se kjo këngë është pothuajse në finalizim, ndërsa pritet të publikohet gjatë kësaj jave.

Njoftimin për publikun e ka bërë me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

Videoja në fjalë e paraqet Kidën mjaft atraktive, teksa projekti duket të jetë i zhanrit baladë, i kombinuar kryesisht me kohën në të cilën jemi.

“Këtë javë”, është përshkrimi që 22-vjeçarja ia ka vënë videos, që lë të kuptohet se do i shtohet edhe një hit tjetër estradës shqiptare.

Në ndërkohë, fansat e saj duket se mezi po presin, marrë parasysh komentet e shumta pozitive që ka pranuar krahas postimit.

Këtë vit, Orhidea solli vetëm dy bashkëpunime, njërin me Lyrical Son “Deja Vu” dhe tjetrin me këngëtarin Ermal Fejzullahu “Tela”, të cilat u pritën jashtëzakonisht mirë nga fansat e artistëve.

View this post on Instagram

This week!!! 😊

A post shared by KIDA (@kida) on

Duke parë sukseset e këngëtares Latifi, padyshim se pritshmëritë për projektin e ri të saj janë gjithashtu shumë të mëdha. /Telegraf

Loading...

Shpërndaj me

Loading...