Skuadra e Vardarit në hendboll, në konkurencën e femrave, arriti që të inkuadrohet në mesin e 10 skuadrave më të mira në historikun e Ligës së Kampionëve. “Kuqezinjët” kishin nevojë plot 5 vite që të tejkalojnë skuadarën e Kometal Gjorçe Petrovit, që kishte 47 fitore në garat evropiane. Vardari me 74 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 52 fitore, 6 barazime dhe 16 disfata. Dhe me 110 pikë të arkëtuara , Vardari ka mbyllur ndeshjet me 70 për qind të suksesit. Në Top 10-shin e Ligës së Kampionëve, përpos Vardarit janë edhe Buduçnosti, Hipo, Gjeri, Larviku, Krim, Viborgu, FTC, Vllçea, Astro Sagunto dhe Podravka.

Shpërndaj me