Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, do të rikthehet në kafaz në shtator të këtij viti. Rusi do të mbrojë titullin ndaj Dustin Poirier, që aktualisht është “kampioni i përkohshëm” i këtij Divizioni. Poirier, dy javë më parë mposhti Maks Holloëay në eventin UFC-236.

Ai ka fituar titullin e përkohshëm, unë kam atë të vërtetin. Ajo që më tërheq është beteja me Dustin dhe t’i marr atij titullin e përkohshëm. Nuk do të ketë më një titull të tillë në Divizionin tonë, pasi ka vetëm një kampion bote dhe ai jam unë. Dustin është një rival i fortë, nuk e nënvlerësoj, pasi ka mundur shumë nga sportistët më të fortë në botë. Pas Ramazanit do të kem vetëm 2 muaj kohë për t’u përgatitur, ndërkohë që më duhet më shumë kohë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe në shtator të duelojmë,” ka thënë mes tjerash Khabib, që numëron 27 fitore e asnjë humbje në kafaz.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...