Shkëndija e Tetovës gati të nis fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Trajneri Ernest Gjoka do ketë mundësinë për të përshtatur prurjet e reja të skuadrës ndërsa faza e dytë e kampionatit pritet të jetë shumë intensive për Shkëndijen që do të kërkojë të konfirmohet si kampione e Maqedonisë. Gjatë kësaj faze përgatitore, Shkëndija do të zhvillojë katër takime miqësore. Tetovarët kanë bërë publike edhe axhendën teksa do përballen fillimisht me ekipin sllovak të Sered, ndërsa më pas sfidojnë skuadrën ceke të Kravinës. Në radhë është edhe skuadra daneze e Randers, ndërsa më datë shtatë shkurt është parashikuar ndeshja përmbyllëse sërish ndaj një ekipi cek, Sllovan Liberec.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...