KF Prishtina ka marr rezultat pozitiv në transfertë në terrenin e skuadrës nga Luksemburgu, Fola, duke e mbyllur takimin pa gola. Në ndeshjen e raundit të parë eliminator të Ligës së Evropës, klubi nga kryeqyteti i Kosovës nuk lejoi që të mposhtet në terrenin e Fola, e cila ishte në rolin e skuadrës favorite në këtë përballje. Ndeshja ishte e baraspeshuar, me Prishtinën që krijoi më tepër raste shënimi, dhe pati 12 goditje në drejtim të kundërshtarit. KFPrishtina tani e kërkon kualifikimin në raundin tjetër në ndeshjen e kthimit në Mitrovicë më 18 korrik. Foto: Koha.net

Shpërndaj me