E përditshmja spanjolle “AS” njofton se me përjashtim të ndonjë mrekullie, për shkak të një problemi në gjurin e majtë, Kevin Princ Boateng nuk do të mund të marrë pjesë as në finalen e Kupës së Mbretit, kundër Valencias, në program për të shtunën, në orën 21:00. Me Dembele jashtë dhe Koutinjon në dyshim, Boateng do të kishte qenë me siguri titullar në fushë në finalen e Kupës së Mbretit, për një shans të fundit, por duket se eksperienca e tij te Barça ishte destinuar të dështonte. Ishte e ditur që nuk do të luante shumë te katalanasit, por askush nuk mendonte kaq pak. I aktivizuar menjëherë si titullar kundër Seviljës në Kupën e Mbretit në fund të janarit, në disfatën 2-0 në transfertë, Boateng u aktivizua në vetëm 3 ndeshje në La Liga, kundër Valladolid, Hueska dhe Selta Vigo, në muaj distancë nga njëra tjetra.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...