Niveli i lartë i korrupsionit, mosrespektimi i ligjeve dhe mospagimi i tatimeve janë tre segmentet negative, që nuk lejojnë zbatimin e plotë të reformave ekonomike në Maqedoni. Kritika të ashpra adresoi sot Këshilltari i qeverisë, Valter Defa, i cili në vendin tonë erdhi me rekomandimin e kancelares gjermane Angela Merkel, për të ndihmuar në përmirësimin e politikave ekonomike. Nevojiten investime, por borxhi publik assesi nuk guxon të thellohet, thotë këshilltari gjerman.

Për të qenë i suksesshëm në zbatimin, ju duhet të përqendroheni te prioritetet. Prioritetet janë të rëndësishme, sepse nuk mund të bëni gjithçka njëkohësisht, dhe ky është rreziku në një proces të tillë. Nëse procesi nuk është i orientuar drejt zbatimit, atëherë rreziku është që të degjenerohet në një ushtrim burokratik. Dhe këtë nuk mund ta lejoni. Programi për reformën ekonomike nuk është vetëm plotësimi i pyetësorëve, nuk është ky qëllimi – tha Valter Defa, këshilltar në qeveri.

Megjithatë, Ministri i Financave Dragan Tevdovski, nuk u shqetësua nga këto kritika. Sipas shifrave të tij vendi është mbajtës rekordi në zbatimin e reformave ekonomike, në raport me vendet e tjera, që pretendojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Si sfida, ai thotë se do të angazhohet në uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe do të luftojë ekonominë gri. Tevdovski beson se reformat duhet të zbatohen bashkërisht me vendet kandidate.

Unë jam një maratonist, dhe e dua vrapin. Të shtunën e kaluar vrapova me maratonistin Krasi Gjorgjiev për ta mbështetur atë në ultra-maratonën e titulluar “Lidhja”, e cila u zhvillua përgjatë Korridorit 8. Ideja e maratonës ishte të dërgonte një mesazh për bashkëpunim më të ngushtë të ekonomive dhe qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kjo është në përputhje me politikat e BE-së për lidhjen e ekonomive – u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i financave.

Ekspertët nga Brukseli premtuan ndihmë për qeverinë, në zbatimin e reformave ekonomike. Por, ata janë të shqetësuar se problemet kryesore, që e pengojnë vendin, janë korrupsioni, papunësia, puna në të zezë, dhe këto me shkronja të kuqe janë të shkruara në të gjitha raportet e Komisionit Evropian për vendin. Dhe ky nuk ishte paralajmërimi i parë publik, se mungojnë reformat në Maqedoni. Pikërisht një muaj më parë, ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Brajan Hojt Ji, vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor aktrojnë se janë reformator, apo se vetëm shtiren se zbatojnë reforma.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...