Kemi hyrë në ditët më të nxehta të vitit dhe gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj, pasi i nxehti ka shumë pasoja negative.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për të eliminuar një shqetësim të tillë.Evitoni nëse është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës prej 11:00 deri në ora 17:00.

Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia. Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë.

Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë.

Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.

Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.

Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë . Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë .

Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta . Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta.

Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës prej 11:00 deri në ora 17:00. Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...