Ka disa subjekte që duhen shmangur kur takohet mbretëresha Elisabetë, dhe Meghani e Harry së fundi është një prej tyre. Disa të ftuarve të monarkes u eshte kerkuar të mos e prekin këtë temë gjatë bisedës së tyre.

Ky ishte një sugjerim për të cilin, sic thotë The Sun, ajo vetë nuk ka qenë në dijeni. Por veprimi i nipit dhe nuses dhe e gjithë situata pas largimit të tyre e kanë lënë aq zemërthyer, sa njerëzit pranë saj po përpiqen t`ia shmangin shqetësimet e mëtejshme.

Duket se mbretëresha nuk do që të flasë për ta, dhe atë që ndodhi nuk e sheh vetëm në nivelin e monarkisë, por dhe si goditje për të në nivelin personal.

“Mbretëresha është tejet e zhgënjyer për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet; është e zemëruar dhe shumë e trishtuar”, thanë burime pranë saj, që shtojnë se Elisabeta ka mbërritur në pikën që as nuk do ta mendojë çfarë ndodhi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...