Adrien Rabiot ka qenë shumë pranë Barcelona-s, por kërkesat e mamasë së tij Veronik, si dhe blerja e Frenkie de Jong, eventualisht prishën marrëveshjen. Barça ishte klubi që iu afrua më shumë blerjes së tij dhe ka zhvilluar takime me mamanë dhe agjenten e lojtarit. Megjithatë, kërkesat e tyre ishin shumë të larta. Rabiot donte 10 milionë euro në vit neto dhe 15 milionë euro nëse zgjedh Barça-n meqë klubi spanjoll nuk do të paguante asnjë shifër për blerjen e tij. Plus Barça do t’i jepte PSG-së 10 milionë euro për shkak se është klubi që ka zhvilluar lojtarin, pasi Rabiot ka dalë nga akademia e parisienëve. Kështu që ky transferim do t’i kishte kushtuar Barça-s 25 milionë euro plus 20 milionë rrogë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...