Aktualizohet përsëri çështja e ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor ose eventualisht në sistemin zgjedhor. Nga Partia për Ripërtëritje Demorkatike kërkojnë rishikim të legjislaturës zgjedhore.

Nga LSDM-ja thonë se mbeten në qëndrimin se ndryshime ligjore ose sistemore për zgjedhjet janë të nevojshme por nuk kanë marrë hapa konkret për debat me opozitën dhe partitë tjera.

Sigurisht, i dini angazhimet tona si LSDM. Ne mbetemi në atë që është bindja jonë. Gjithsesi për këtë duhet të ketë pajtim nga të gjithë aktorët politik në kuadër të Kuvendit- tha Kostadin Kostadinov.

Për VMRO-në, rikthimi i kësaj teme javë më parë nga Presidenti Stevo Pendarovski është tentim për të shpërqëndruar opinionin.

Ajo që është e qartë, është se këto matës të reagimeve u lëshuan nga personi i dytë I Zoran Zaevit, presidenti I vendit Stevo Pendarovski vetëm me qëllim të defokusimit të problemeve reale nga katastrofa ekonomike dhe kataklizmi që e ka shkundur vendin por edhe nga veprat e këtilla shumë të dyshimta dhe kriminale të cilat e prekin çdo ditë këtë pushtet- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

KSHZ-ja muaj më parë kishte njoftuar se po përgatit sugjerime konkrete të cilat do të dorëzohen në Ministrinë e Drejtësisë për eliminimin e paqartësive ose vështirësive që shkakton legjislatura në zbatimin e zgjedhjeve. Megjithatë, nga ky institucion njoftojnë se një gjë e tillë nuk është bërë akoma.

Deri tani KSHZ nuk ka dorëzuar sugjerime deri tek institucionet kompetente sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë që ne si institucion s’jemi të gatshëm që në çdo kohë të japim mendimet dhe sugjerimet tona sa u përket ndryshimeve në Kodin zgjedhorë. Kurdo që të kërkohet nga ne dhe sapo të na jepet rasti ne si KSHZ, do të japim sugjerime për ndryshime apo përmisime në Kodin zgjedhor, gjithmonë duke u nisur nga aspekti sa më praktik i zbatimit të zgjedhjeve- thanë nga KSHZ-ja.

Ideja e ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor ose sistemin zgjedhor në përgjithësi edhe hedhur në opinion në vazhdimësi por partitë akoma nuk kanë arritur të dakordohen për ndryshime të më mëdha se aspektet më të vogla teknike të zbatimit të zgjedhjeve. Problematike është çështja e numrit të njësive zgjedhor dhe listat e hapura për deputetët në zgjedhjet parlamentare.

Mariels Gongo 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...