Ellie Goulding pranoi se ka pirë një gotë alkool para intervistave dhe performancave për t’u dukur “më e çmendur ose më interesante”. Goulding zbuloi po ashtu se i është nënshtruar për një kohë të gjatë një terapie sa i takon kontrollit të zemërimit.

Këngëtarja, e cila pati hitin e saj të parë të madh “Starry Eyed” në vitin 2010, u është kthyer pijeve që kurka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.

Në një intervistë për Fern Cotton, gjatë prezantimit të podcast-it “Happy Place”, 32-vjeçarja tha se shpesh duhet të prezantohet ashtu si nuk është ndaj pi për t’u përballur me “situatën surrealiste”.

Ajo gjithashtu tha se përgatitej për intervista duke pirë, madje edhe para se të paraqitej në “Live Lounge” të BBC-së, e cila zakonisht xhirohet herët në mëngjes.

“Mendova se pija do të më bënte pak më shumë interesante dhe gazmore,” tha Goulding.

Këngëtarja, e cila performoi në dasmën e Princit William dhe Kate Middleton në vitin 2011, u bë e famshme falë hiteve “Love Me Like You Do”, “Burn” dhe “How Long Will I Love You”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...