Klaudia Kalia ka qenë e ftuar sot tek “Ftesë në 5” , ku i është përgjigjur pyetjeve kureshtare të Bieta Sulos. Dhe padyshim, kurioziteti nuk është i vogël për një modele shqiptare që po shijon suksesin me “Fashion Tv“, ndërsa jetën e ndan mes Abu Dhabit dhe Europës.

Ish Miss Shkodra rrëfeu se nuk preferon të jetë pjesë e videoklipeve në Shqipëri. “Unë kam qenë pjesë e klipit të Noizyt dhe arsyeja është për shkak të miqësisë, aty kemi qenë grup shoqëror, por që mua nuk më pëlqejnë aq shumë klipet. Nuk kam ndonjë dëshirë për klipe këtu në Shqipëri, edhe pse të gjithë më janë ofruar”, – tha Klaudia duke shtuar se Getoar Selimi, Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, Butrint Imeri i kanë ofruar për ta pasur në klipet e tyre, por ajo nuk ka pranuar: “Nuk kam dashur, nuk më ka pëlqyer…”, shprehet më tej, ndërkohë që nuk ka refuzuar ndërkohë yllin e muzikës botërore, Ariana Grande.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...