Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun Grand Prix të xhudos që mbahet prej nesër deri të shtunën në Tel Aviv të Izraelit. Kampionia Olimpike, Kelmendi, garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë. Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, që ndodhet në Tel Aviv, deklaroi për “noc-kosovo.org” se në Tel Aviv do të marrin pjesë vetëm Kelmendi e Kuka, ndërsa xhudistët tjerë do të paraqiten në Grand Slamin e Parisit, që mbahet muajin e ardhshëm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...