Kombëtarja e Sllovenisë me vonesë të vogël zbarkoi në Shkup, ndërsa trajneri Matijazh Kek potencoi e nuk frikësohet nga disfata në Shkup dhe se janë ardhur pas 3 pikëve dhe të mbeten ne garë për kualifikim në “EURO 2020”.

“Jemi të vetëdijshëm se çka na pret në terrenin mysafirë. Vijmë në Shkup me respect të madh ndaj Maqedonisë. Që të dy kombëtaret kanë nevojë për pikë dhe shpresojë se ne do të jemi fitues. Sa I përket asaj se a frikësohem nga disfata, unë mund të them se frikësohem vetëm nga lëndimet dhe asgjë tjetër. Disfatat janë pjesë e futbollit. Në Shkup erdhëm me vonesë dhe me probleme të vogla, por kjo mund të jetë vetëm një motiv shtesë për ne, “ ka thënë mes tjerash Matijazh Kek, trajneri I Sllovenisë.

Sfida e parë në Lubljanë u mbyll me barazim 1-1, ndërsa takimi I dytë në kuadër të eliinatoreve për Euro 2020, do të zhvillohet të enjtën në orën 20.45 në stadiumin “Todor Proeski”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...