Rikthimi i Zinedin Zidan në krye të skuadrës së Real Madrid është shoqëruar edhe me rikthimin e portierit Kejlor Navas në mbrojtjen e portës së “Los Blancos”, në formacion. Një debutim me fitore si për teknikun francez, ashtu edhe për portierin nga Kosta Rika, pasi Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Selta Vigo-s. Titullar dhe protagonist kryesor në tre trofetë radhazi të Ligës së Kampionëve me Real Madrid, pas largimit të Zidanit dhe blerjes së belgut Tibo Kurtua nga Çellsi, portieri Navas nisi të ngrohë pankinën.

Nuk do të flas për trajnerët e mi të mëparshëm. Tani jam me Zidanin. Po them se personalisht, që në fillim, Zidan më ka thënë gjithmonë të vërtetën. Unë nuk ja punoj askujt. Stili im është të punoj. Nëse më duhet të gjej një karakteristikë për të përshkruar Zidan, atëherë është sinqeriteti. Ai thotë gjithmonë të vërtetën”, deklaroi Navas i rikthyer titullar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...