Komisioni Europian uli sot parashikimin e tij të rritjes ekonomike për eurozonën në vitin 2018, për shkak të tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe BE-së.

Në parashikimet e verës, ekzekutivi europian shpresonte për një rritje deri në 2,1% këtë vit, dhe jo më tepër se 2,3% sipas vlerësimit të njoftuar më 3 maj.

Megjithatë për vitin 2019, Komisioni Europian ruajti parashikimin e tij me 2,0%, një vlerë e njëjtë me atë të paraqitur majin e kaluar.

‘’Ne parashikojmë një rritje të vazhdueshme në vitin 2018 dhe 2019, megjithëse një përshkallëzimi i ri i masave proteksioniste përbën një rrezik të qartë për rënie ekonomike ’’, komentoi komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, cituar në një deklaratë.

Moscovici paralajmëroi se luftërat tregtare nuk sjellin fitues, vetëm dëme.

Më 1 qershor, presidenti amerikan, Donald Trump vendosi tarifa doganore ndaj çelikut dhe aluminit europian, duke e detyruar Brukselin të përcaktonte tarifa doganore shtesë ndaj një seri produktesh tipike amrikane në formë kundërpërgjigje

Shpërndaj me