Edinson Kavani ka theksuar se Uruguai është i gatshëm të luftojë për titullin e “Copa America”, pas startit mbresëlënës ndaj Ekuadorit, të cilin e mundi 4-0 të dielën.

“Ne jemi të gatshëm të luftojmë për trofeun. Patëm shumë shanse në pjesën e parë, shënuam tre gola dhe kjo na dha qetësinë e duhur për ta trajtuar si donim ndeshjen. Nisja e tillë ishte një hap i rëndësishëm,” tha mes tjerash sulmuesi i Uruguait.

Lideri tjetër i sulmit uruguajan, Luis Suarez, beson se ky ekip ka forcë për rezultate të mëdha.

“Natyrisht, është një rezultat pozitiv, sepse luajtëm në mënyrën se si donim. Do ta vazhdojmë turneun me të njëjtin vrull dhe shpresë, me të njëjtën dëshirë për sukses si në fitoren e sotme,” tha mes tjerash Suarez.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...