Disa video të publikuara me datë 12 gusht nga portali Insajder në Kosovë, ka bërë që policia Shqiptare të nis hetimet për dy persona.

Luig Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë në bregdetin shqiptar.

Në video, Marku dhe Zefi u drejtohen myslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, dukë u thënë se për ta nuk kanë vend në Shqipëri.

“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, ka thënë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku në një video që ka publikuar Insajderi.

Tjetri thotë se myslimanët shqiptarë nuk kanë vend në trojet e tyre dhe kërcënon se “do t’i mbysin”.

“Mysliman të Maqedonisë dhe Kosovës do t’ju rrjepim, s’keni vend në trojet tona, po ju zum në plazh do t’ju q*** motrën, do t’ju mysim”, ka thënë, Anton Zefi.

Përveç kësaj ata kanë quajtur racë të fëlliqur dhe kancerogjene pushuesit të cilët kanë shkruar për pushime në plazhet e Shqipërisë.

“Jeni racë e flliqt, jeni kancer i globit”, ka vazhduar Marku.

Përmbajtjen e këtyre videove, drejtoria e antiterrotit shqiptar e ka cilësuar vepër penale për Nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, dhe për këtë arsye të dy personat në video janë shpallur në kërkim.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...